“Unë fitoj 22,000 £ në muaj, shes ujë të ndotur të banjës dhe gromësira në shishe”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2022, 00:08

Një ri pohon se po fiton 22 mijë paund në muaj nga shitja e gromësirave në shishe dhe ujit të ndotur të banjës në OnlyFans.

Curtis Gibbs, 25 vjeç, thotë se ai merr kërkesa të çuditshme në punën që bën duke përfshirë këtu shitjen e çorapeve të tij të vjetra.

Ai thotë se që kur u bë pjesë e OnlyFans me kohë të plotë të ardhurat e tij janë deri në 22,000 £ në muaj. Curtis tha:

Kam marrë rrezikun të lija punën time për të ndjekur OnlyFans dhe pothuajse trefishova të ardhurat e mia mujore në muajin e parë. Lista është e pafund kur bëhet fjalë për kërkesa të çuditshme. Një djalë donte që unë të pija një shishe Coca Cola, të gromisisja në një kavanoz, ta mbyllja kavanozin dhe t'ia postoja atij. Kur punoja me pakicë, paga më e lartë që do të merrja ishte 1,200 deri në 1,300 £ në muaj por me OnlyFans muaji im më i lartë deri më tani ka qenë rreth 22,000 £.

Curtis fillimisht filloi të postonte në sajtin për të rritur në vitin 2018. Por thotë se nuk filloi ta merrte seriozisht si një opsion karriere derisa u largua nga puna në nëntor 2019. Tani ai bën një jetë luksi duke shitur gromësira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit