“Të gjithë shqiptarët që vijnë kanë “smartphone”, prezantuesja britanike i kthehet qytetarit: Pse a i ke takuar ti?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2022, 23:34

Çështja e emigrantëve është më e përfolura në Mbretërinë e Bashkuar pasi më shumë se 40 mijë kanë kaluar me gomone që nga fillimi i vititi e deri më tani. Mes tyre janë edhe më shumë se 12 mijë shqiptarë për të cilët britanikët, politikanët dhe qytetarët nuk janë aspak të kënqaur.

Gjatë një emisioni radiofonik një qytetar i quajtur Keith tha se emigrantët(duke iu referuar shqiptarëve) që kalojnë kanalin me gomone nuk janë “refugjatë të zakonshëm” por “refugjatë ekonomikë”

I sheh të gjithë djemtë shqiptarë që vijnë ata kanë telefona inteligjentë(smartphone)!

Por drejtuesja e emisionit Shelagh Fogarty ndërhyri dhe tha:

A i ke takuar të gjithë Keith? E di që janë të gjithë njësoj apo jo?

Por sërish Keith tha:

Ne duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se ky vend nuk mund të përballojë të vazhdojë të shpenzojë para për t'u kujdesur për ta.

Shelagh më pas iu referua vendimit të Sekretares së Brendshme Suella Braverman për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë në vit, 8 milionë paund më shumë, në një përpjekje për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit