Qeni i veshur me bluzë Krishtlindjesh gjendet i rrahur dhe i braktisur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2022, 22:54

Një qen i veshur me një bluzë Krishtlindjesh është gjetur i rrahur dhe i braktisur në mes të një parkimi makinash. Inspektorët skocezë thanë se një kalimtar pa një burrë me një qen Jack Rusell në furgonin e tij duke u goditur me grushta, shkelma dhe bërtitur në West Lothian, Skoci.

Burri, i cili më vonë raportoi incidentin, tha se më pas pa pronarin e pashpirt duke lënë qenin pas në Parkun e Inchwood në Bathgate. Shpëtuesit e kafshëve gjetën qenin që dridhej i veshur me një bluzë Krishtlindjesh.

Pronari i qenit është një burrë me trup të shkurtër dhe flokë të errët. Brenda makinës është parë edhe një grua.

Inspektorja skoceze, Fiona Thorburn, tha se ka nisur një apel jo vetëm për të gjetur pronarin, por edhe për të rikthyer në shtëpi qenin për Krishtlindje. Qeni është një qen femër i tipit Jack Russell që është i nxirë me njolla të bardha në gjoks dhe këmbë. Qeni ka veshur një bluzë të thurur, kafe, me një model Krishtlindjesh. Qeni është me mikroçip, por ne nuk kemi qenë në gjendje të gjurmojmë ndonjë detaj nga çipi deri më tani. Automjeti që po drejtonte burri ishte një furgon tranziti i bardhë, Ford.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit