Akuzohet për korrupsion, arrestohet në Belgjikë nënkryetarja e Parlamentit Evropian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2022, 22:35

Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, nënkryetare e Parlamentit Evropian është arrestuar mbrëmjen e sotme në Bruksel, si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion në Katar.

Katër arrestime të tjera janë bërë më herët në mëngjes në kryeqytetin belg për të njëjtën dosje. Kaili, shoqëruese e njërit prej këtyre katër të dyshuarve, është “arrestuar për t'u intervistuar” nga policia.

Në Athinë, Partia Socialiste Greke (Pasok) anëtare e së cilës është Kaili ka njoftuar shkarkimin e saj.

Pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit nga autoritetet belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja Eva Kaili largohet nga PASOK.

Në qendër të hetimit, të udhëhequr nga një gjyqtar hetues i Brukselit janë veprimet e një "vendi të Gjirit" për "ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme.

Për sa u përket përfituesve, këta janë personalitete që kanë "një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik" brenda Parlamentit Evropian. Mes katër të arrestuarve është një asistent parlamentar i atashuar i grupit socialistë dhe demokratë (S&D), shoqërues i Kailit, si dhe ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, gjithashtu socialist. Dy të tjerët janë drejtor OJQ dhe drejtues sindikatash me kombësi italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit