Përplasje në BDI mes Grubit dhe Bexhetit për “Poliklinika në Saraj”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.12.2022, 15:27

Poliklinika e Sarajit “përplas” zyrtarët e pushtetit qendror dhe atij lokal nga radhët e BDI-së. Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti u bëri thirrje qytetarëve qe të mos besojnë në lajme të rreme, pasi siç thotë, poliklinika e Sarajit fakteqësisht nuk është akoma gati.

Reagimi i tij erdhi pas publikimit të fotografive nga ana e bashkpartiakëve të tij, Zv.kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi dhe zv. ministri i transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi, ku nënvizuan se ndërtimi i poliklinikës ka përfunduar. Bexheti tha se projekti nuk ka përfunduar ende, ndërsa aneksin që e përmend Qeveria nuk ka kaluar akoma dhe i njejti nuk ka të bëjë aspak me rregullimin e poliklinikës por për ndërtimin e rrethojës dhe rregullimin e oborrit.

“Është një lajm i rrejshëm që realisht mos të vendon në huti qytetarët. Poliklinika fatkeqësisht akoma nuk është kryer, këto ditë pritet të kalon aneksi edhe pse, nëse e ndërlidhim, ai thotë se Qeveria ka miratuar aneks, nuk është e vërtetë, Ministria e Shëndetësisë do ta lejon aneksin dhe akoma nuk është i lejuam dhe tek pastaj të shkojmë në fazën tjetër”, deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Ekipi i televizionit Alsat vizitoi hapësirat e poliklinikës dhe ai dukej kështu… Kryetari Bexheti tha se poliklinika është në këtë gjendje prej para muajit qershor. Ai akuzoi Qeverinë për vonesa të pakuptimta.

“Nëse marrim konform vendimit të Qeverisë, një detaj teknik kështu, ka mbi 2 muaj që rrin vetëm një pëlqim administrativ që duhet të merret nga Qeveria për shpallje nga shpija e shëndetit publik për mobilimin, kjo ishte arsyeja që të mos lajthiten qytetarët e komunës Sarajit…Një vit ka që është kështu, prej para muajit gjashtë është e njëjta gjendje”, tha Blerim Bexheti, Kryetar I Komunës së Sarajit.

Por zv kryeministri Grubi zv. Ministri i transportit dhe lidhjeve nëpër rrjetet e tyre sociale publikuan fotografi të objektit në fjalë, duke thënë se ai ka përfunduar një vit para afatit të paraparë.

“Ndërtimi i poliklinikës së premtuar rajonale në Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar…”, u shpreh Artan Grubi, zv/ kryeministër I parë I Qeverisë.

“Ministria e Shëndetësisë do të vijojë me prokurorim publik për furnizim me mjete mjekësore dhe vënie në funksion”, tha Bekim Rexhepi, zv ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Për të konfirmuar nëse Ministria ka nënshkruar ose jo aneksin e kontratës, si qëndron puna e objektit nëse është gati ose akoma jo, si dhe se kur pritet të përfundojnë punimet tërësisht, pyetëm Ministrinë e Shëndetësisë, por nga ky dikaster akoma nuk kemi marrë përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit