Kroacia dhe Brazili do të ndeshen pas pak mes tyre në takimin e parë të çerekfinaleve të “Katar 2022”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Education City Stadium nga ora 16:00.
Ekipi i Zlakto Dalic vjen në këtë ndeshje pas një fitore të vuajtur me penallti ndaj Japonisë, por janë një skuadër kompakte dhe synojnë të befasojnë Brazilin për të arritur një vend në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, ekipi i Tites ka bindur që nga ndeshja e parë dhe pas fitores së thellë dhe të lehtë ndaj Koresë së Jugut, duan të vazhdojnë në gjysmëfinale me një fitore ndaj Kroacisë.
Formacionet zyrtare:
KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Lovren, Gvardiol, Sosa, Brozoviç, Kovaçiç, Modriç, Pasaliç, Perisiç, Kramariç.
BRAZILI: Alison, Militao, Marinios, Tiago Silva, Danilo, Kasemiro, Paketa, Nejmar, Rafinja, Vinisius, Riçarlison.