Hiqej si gruaja e zyrtarit të lartë/ Kapet mashtruesja e hoteleve, hante, pinte dhe largohej pa paguar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.12.2022, 13:49

Një shtetase sllovake, e cila hiqej si gruaja e një zyrtari të lartë britanik, ka rënë në prangat e policisë helene. Mediat fqinje raportojnë se Maria Geleticova, duke përdorur emra të tjerë strehohej në hotele bashkë me qenin e saj dhe më pas largohej fshehurazi pa paguar.

Mashtruesja, sipas raportimeve, ushtron edhe profesionin e eskortës. Ishte një shofer taksie që e çoi atë në duart e policisë. Shoferi e dërgoi mashtruesen në Nafpaktosi, por nuk e pagoi me para në dorë. Ajo e siguroi atë se fo ia depozitonte paratë në llogarinë bankare, por nuk e bëri. Kështu shoferi vendosi ta denonconte.

Aksioni i bukuroshes që shëtiste me qen të zi në krahë u zbulua fillimisht në Patra, ku qëndroi për katër ditë në suitën e një hoteli të njohur dhe hëngri pa paguar.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo bëri një porosi me telefon në një minimarket për dy karta paysafe me vlerë 150 euro, cigare, pije dhe ushqime, në vlerë totale 193 euro. Personit që ia kishte dërguar gjërat në dhomë ajo i tha se nuk kishte para në dorë ta paguante dhe për këtë arsye do e bënte pagesën nëpërmjet bankës.

Ndërsa personi po qëndronte në derën e hotelit derisa zonja të bënte pagesën, ajo thur gënjeshtrën tjetër. Sipas saj edhe në bankë nuk kishte para, kështu që premtoi se do dërgonte burrin të paguante sapo të kthehej në dhomë.

Duke mos i zënë besë, punonjësi i mori kartat mbrapsht, por kur u kthye në dyqan zbuloi se kodet e tyre ishin përdorur dhe gruaja i kishte kopjuar. Pronari i minimarketit e kërkoi të nesërmen në hotel, por zbuloi se ajo ishte zhdukur pa paguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit