Pezullohet Izmir Smajlaj/  Kreu i Federatës së Atletikës dhe sekretari, dyshohet se mashtruan

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 09.12.2022, 13:26

Atleti Izmir Smajlaj është pezullua përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU), së bashku me dy zyrtarë të lartë të trupit të atletikës së në Shqipëri. Pezullimi është bërë pasi dyshohet për shkelje të Kodit të Sjelljes së Integritetit të Atletikës Botërore.

Presidenti i Federatës Shqiptare Gjegj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm Nikolin Dionisi u akuzuan së bashku me Smajlajn se dyshohen për dhënien e informacionit të rremë te organizmi global dhe AIU për rezultatin e një gare të zhvilluar në Tiranë në maj 2021.

Smajlaj konkurroi dhe u rendit i pari me një distancë prej 8.16 metra në garën “Dita e Kërcimeve”, gjë që i dha atij një vend universaliteti për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar.

Organi i pavarur AIU, e cila mbikëqyr çështjet e integritetit në atletikën ndërkombëtare, tha se treshja akuzohet për shkelje të dyshuara të rregullave në lidhje me ndershmërinë, ruajtjen e integritetit të konkurrencës, dështimin e raportimit dhe bashkëpunimin.

“Mandati i AIU-së është të sigurojë konkurrencë të pastër dhe të ndershme dhe të mbajë përgjegjës këdo që mund të ketë shkelur Kodin e Sjelljes së Integritetit për veprimet e tyre, përfshirë zyrtarët e rangut të lartë”, tha në një deklaratë kreu i AIU-së. Manipulimi i konkurrencës është një kërcënim serioz për integritetin e atletikës dhe AIU është e përkushtuar të mbrojë sportin tonë prej tij”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit