Kaka: Në Brazil, Ronaldo është vetëm një bullafiq që ecën në rrugë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.12.2022, 12:53

Ish-legjenda e Milanit dhe e Brazilit, Rikardo Kaka ka folur së fundmi për kombëtaren e "Seleçaos" në Katar, por ka përmendur edhe ish-sulmuesin Ronaldo Nazario.

Kaka u shpreh se në Brazil, Ronaldon e shohin thjesht si një burrë të shëndoshë në rrugë, ndërsa për Neymarin flitet shumë.

Ai u shpreh:
Është e çuditshme ta thuash këtë, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Ndodh ndonjëherë. Nëse e shihni Ronaldon duke ecur këtu, do të thoni “wow”, ai ka diçka ndryshe këtu. Në Brazil, është thjesht një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë. Për momentin, shumë njerëz në Brazil po flasin për Neymar, por në një mënyrë negative. Ndoshta për shkak të politikës, por brazilianët ndonjëherë nuk i njohin talentet tona. Sigurisht që shumë brazilianë e duan Ronaldon, unë e dua Ronaldon, por mënyra se si e respektojnë atë në Brazil dhe jashtë është ndryshe, unë e shoh atë më të respektuar jashtë vendit se atje ”.

Kaka dhe Ronaldo ishin pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës 2002 në Kore dhe Japoni, Kupa e fundit e Botës e fituar nga “seleçao”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit