Zhdukja e mostrave, jep dorëheqje zv/drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.12.2022, 12:49

Një ditë pas lajmit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka.

Uka e ka konfirmuar për Front Online dorëheqjen si akt moral pas skandalit të zhdukjes së mostrave nga instituti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se të mërkurën mbrëma ishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha Haxhiu në koferencën për media.

Pas kësaj, Ministria e Drejtësisë ka pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala, Anila Lakna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit