Një inspektor biletash në Indi është goditur nga një tel me rrymë elektrike, që i ra papritur ndërsa ishte duke qëndruar në një stacion treni.
Ngjarja e rëndë është kapur nga kamerat e sigurisë. Sikurse shihet edhe nga video që është duke qarkulluar në internet, burri po qëndronte në stacion dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi.
Ai ra në shina pa ndjenja. Kalimtarët kanë nxituar ta ndihmojnë, ndërsa shihet që më pas vijnë edhe personat për ta marrë me barrelë dhe për ta transportuar në spital.
Fatmirësisht burri arriti të mbijetonte vetëm me disa plagë djegieje, ndërsa po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.
A freak accident – a long piece of loose cable, taken by a bird somehow came in contact with the OHE wire and the other end came down and touched a TTE's head. He suffered burn injuries but is out of danger and under treatment – at Kharagpur station yesterday afternoon! #Accident pic.twitter.com/ObEbzd1cOF
— Ananth Rupanagudi (@Ananth_IRAS) December 8, 2022