Avokatët kërkuan arrest shtëpie ose shtrim në spital, Gjykata jep vendimin për Gerti Shehun

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.12.2022, 12:44

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për Gerti Shehun, i riu që goditi me grusht dhe la të gjakosur në fytyrë kryetarin e opozitës, Sali Berishën, në nisje të protestës së 6 dhjetorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me këtë masë, gjykata ka plotësuar pretendimet e prokurorisë, që kërkonte pikërisht këtë masë sigurie. Nga ana tjetër, avokatët e 31-vjeçarit kishin kërkuar arrest shtëpie ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore.

Gjithsesi, deri në përfundim të hetimeve, kur do të përcaktohet nëse Gerti Shehu ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike apo alkoolit dhe nëse ai vuan nga probleme mendore, i riu me origjinë nga Tepelena do të duhet të qëndrojë në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit