Britania, Italia dhe Japonia nisin punën për krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.12.2022, 08:41

Italia Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së re.

Sunak ka thënë se partneriteti në mbrojtje do të garantojë që Britania dhe aleatët të jenë “një hap përpara atyre që synojnë të na dëmtojnë”.
Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.

Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që ai të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit