8 Dhjetori e gjen Shqipërinë me më pak shqiptarë, që nga 1990 janë larguar më shumë se 1.2 milionë persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2022, 21:42

8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë për shqiptarët. 32 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Por kur kanë kaluar 32 vite nga kjo datë e shënuar, Shqipëria po përballet me braktisjen nga shqiptarët. Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara nga viti 1990 deri në 2020 nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona, shumica të rinj. Ndërkohë nëse shtohen edhe dy vitet e fundit, ku duhet thënë se largimet kanë qenë masive shifrat rriten edhe më tepër.

Të rinjtë po ikin për një jetë më të mirë në Evropë, ndërkohë që në Shqipëri po mbetin vetëm të moshuarit. Ata shprehen se fëmijët e tyre dhe të rinjtë po ikin pasi këtu nuk kanë asnjë perspektivë për jetën. Madje ata thonë se Shqipëria nuk është bërë Evropë dhe nuk do të bëhet kurrë.

Për fat të keq, kemi ngelur pleqtë vetëm. Kanë ikur për më mirë. Këtu ska perspektivë. Shqipëria nuk është bërë Europë e s’ka për t’u bërë kurrë. Kur je i fundit, mund të dalësh I parafundit po I pari nuk del dot kurrë, të mbledhim mendjen!

Vetëm gjatë vitit 2022 nga Shqipëria janë larguar me mijëra të rinj. Rreth 18 mijë nxënës mungojnë në shkolla dhe mbi 6000 vende kanë mbetur bosh në universitete. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i të moshuarve në Shqipëri po rritet pasi lindjet janë në rënie çdo vit e më shumë. Të rinjtë po largohen dhe riprodhimi i shqiptarëve po bie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit