Dy vite pas vrasjes së Klodian Rashës, Nevaldo Hajdari nuk pranon 12 vite burg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2022, 19:51

Sot janë mbushur plot 2 vite që nga vrasja e të riut Klodian Rasha, nga ish-efekivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdari.

Dy ditë para se të bëheshin 2 vite nga kjo ngjarje e rëndë, ish-efektivi Hajdari ka çuar çështjen penale kundër tij në Gjykatën e Lartë pasi nuk pajtohet me dënimin me 12 vite burg. Hajdari akzuohet për "Vrasje me dashje" pasi provat dhe kamerat e sigurisë e nxorrën atë fajtor për vrasjen e të riut i cili kishte thyer orën policore në kuadër të masave anti-covid.

Nevaldo Hajdari kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes. Më datë 6 dhjetor në sekretarinë e Gjykatës së Lartë është regjistruar rekursi i Hajdarit. Çështja e tij tani ndodhet në dhomën e këshillimit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.

Kujtojmë se ish-polici, Nevaldo Hajdaraj, vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, pranë banesës së tij në Laprakë mbrëmjen e 8 dhjetorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit