Arrestohet Albana Ferraj, ish-drejtuesja e OSHEE-së mori 131 mijë euro rryshfet për një tender

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 08.12.2022, 18:32

Shpesh JOQ ka denoncuar me prova dhe fakte sesi tenderat në Shqipëri jepen pa garë, të njejtave kompani apo të njejtëve emra të lidhur me politikën. E sikur të mos mjaftonte kjo, për çudi tenderat fitohen me flamur të kuq, që do të thotë se privati arrin të marrë 99.9% të fondit të vendosur nga shteti. Pretendohet se kompanitë private nuk e dinë fondin që shteti vendos por dimë që ata marrin çdo qindarkë të mundshme.

Së fundmi, Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një grua të moshës 48 vjeçe, me akuzën se ka marr rryshfet për të favorizuar një tender. Në pranga ka rënë ish-drejtuesja ekabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj. Ajo ka përdorur një kompani të saj për të përfituar shumën prej 131 mijë euro të dhënë si ryshfet për favorizimet e bëra.

Shumë para nga taksat e shqiptarëve i kanë shkuar kompanive private për shërbime të cilat shteti mund t’i ofronte vetë, me një kosto më të ulët. E megjithatë në çështjen e tenderave nuk është e përfshirë vetëm një zyrtare, por nëse Policia dhe SPAK kanë guximin të shkojnë më tej, mund të arrestojnë edhe zyrtarë të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit