Prej disa javësh tanimë, Katari është kthyer në kryeqendrën botërore të sportit dhe jo vetëm.
Miliona tifozë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Katar për të mbështetur Kombëtaret e tyre të preferuara. Por përveç sportit, tifozët në kohën e lirë po vizitojnë atraksionet më të famshme turistike në Doha. Muzetë dedikuar sportit, rrokaqiejt luksozë, shëtitjet nëpër tregjet tradicionalë dhe vizitat në xhamitë tradicionale janë atraksionet më të preferuara të tyre.
Por duke u ndalur te xhamitë, interesi i tifozëve është tepër i lartë pasi duan të dinë më tepër rreth Islamit dhe kulturës së Lindjes së Mesme. Sadat Anwar, vullnetar në xhami thotë se interesi i tifozëve është shumë i lartë. Sipas tij tifozët vlerësojnë arkitekturën dhe bukurinë e xhamive.
Maria Rodrigues, një tifoze argjentinase është një nga shumë vizitorë të tjerë që donte të vizitonte xhaminë Katara pasi erdhi nga Argjentina për të parë Kupën e Botës.
Mosques in Qatar have become some of the main attractions for World Cup fans pic.twitter.com/q1IERDgkDp
— Reuters (@Reuters) December 8, 2022