“Trafikantët dhe lotaria amerikane” Google nxjerr të dhënat për shqiptarët: Beratasit më të interesuarit për “porno”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.12.2022, 17:42

Edhe pak javë na ndajnë nga fundi i vitit 2022 dhe të gjithë bëjnë një rezyme, përmbledhje të vitit që po lëmë pas.

Edhe motori i kërkimit "Google" ka bërë një përmbledhje të fjalëve, termave, emrave më të kërkuar gjatë vitit 2022. Sipas ekspertëve gjatë vitit 2022 aktorja Amber Heard dhe interesi për trafikantët kanë qenë ndër fjalët më të kërkuara nga shqiptarët.

Berati është qyteti ku kërkohet më shumë kategoria porno, më pas vjen Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri ndërkohë që Tirana është e fundit. Edhe Lufta në Ukrainë është një nga temat më të kërkuara nga shqiptarët dhe këtu qytetarët nga Vlora, Tirana dhe Lezha janë më të interesuarit. Kuksianët ndërkohë janë më pak të interesuarit.

Edhe këmbimi i parave është një nga 10 gjërat më të kërkuara nga shqiptarët. Korça vijon të jetë më e interesuar për lotarinë amerikane pasi ky term është më i kërkuari nga korçarët. Panairi i Librit është një togfjalësh surprizë në listën e fjalëve të të kërkuara nga shqiptarët.

Shqiptarët këtë vit janë interesuar shumë edhe për ndryshimet klimatike pasi rezulton te ndër fjalët më të kërkuara. Sakaq, Tushemishti është ndër të kërkuarit në kategorinë real estate dhe udhëtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit