Ujësjellësit, asetet fikse 16 mijë lekë për banor, kostot e amortizimit në rritje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 16:56

Rrjeti i ujësjellës kanalizimeve në vend daton me dekada dhe kostot e amortizimit të tij gjithmonë në rritje janë një nga kërcënimet kyçe për buxhetet anemikë të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pranon se kjo kosto do të vijë në rritje në kushtet kur infrastruktura do të rritet dhe zgjerohet.

“Infrastruktura aktuale në sektorin e ujit është mjaft e amortizuar si rezultat i mungesës se mirëmbajtje se duhur. Shumica e rrjetit shpërndarës të shoqërive UK daton i ndërtuara para 60 vitesh dhe si rezultat, vlera e tij aktuale është shumë më e ulët sesa kostoja e zëvendësimit. Për shërbimet e ujësjellësit, asetet fikse për banorë variojnë nga 0 në 157,000 lekë/banorë me një mesatare prej 16,000 lekë/banorë, ndërsa mesatarja e ujërave të ndotura është shumë më e ulët me 13,000 lekë/banorë dhe shkon nga 0 deri në 359,000 lekë/banor. Kjo do të thotë që kostot e amortizimit dhe kostot e mirëmbajtjes (llogaritur si pjesë e vlerës së aseteve) do të rriten me kalimin e kohës kur infrastruktura e vjetër ekzistuese do të zëvendësohet dhe zgjerohet, duke përkeqësuar mbulimin e kostove operacionale për shërbimet UK”, thuhet në strategjinë disavjeçare publikuar për konsultim lidhur me sektorin.

Sipas Monitor, i njëjti dokument tregon se niveli i investimeve për periudhën 2007-2019 ka qenë në një mesatare vjetore prej 8.68 miliardë lekë, të ndarë pothuajse në mënyrë relativisht të barabartë midis furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së ujërave të ndotura ne vite te veçanta.

“Niveli i investimeve varion nga 5.3 në 13.04 miliardë lekë në vit. Në vitin 2015 dhe 2016, niveli i investimeve u rrit respektivisht në 11.2 dhe 13.04 miliardë lekë. Me gjithë nivelin e larte të investimeve të realizuara në vite të veçanta përsëri mbeten larg plotësimit të nevojave për investime kapitale të projektuara në strategjinë kombëtare 2011-2017 (grafiku më poshtë).Viti 2019 shënon një trend në rritje të investimeve kapitale ku norma e investimeve nga buxheti I shtetit qëndron thuajse në nivele të njëjta me investimet e huaja”, nënvizon strategjia.

Dokumenti analizon se të ardhurat e ndërmarrjeve janë në 46%të totalit nga tarifat, 32% nga buxheti i shtetit dhe 22% nga transfertat. Ndërkohë që në shpenzime kostot e amortizimit cilësohen si të nënvlerësuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit