Kirurgia e syve paralajmëron femrat: Mos mbani shpesh qerpikë artificialë, rrisin rrezikun e infeksioneve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 13:57

Shumë femra duan të duken bukur ndaj dhe përdorin mënyra nga më të ndryshmet që duken të tillë. Shumica vendosin edhe qerpikë artificialë për tu zbukuruar më shumë në paraqitjen e jashtme të fytyrës. Mirëpo Dr Elizabeth Hawkes, kirurge kozmetike dhe e syve u paralajmëron që të mos vendosni më në sy qerpikë artificialë. Në një intervistë për median britanike “The Sun”, kirurgia është shprehur se vendosja e qerpikëve artificialë dhe zgjatimeve për qerpikë shoqërohen me rreziqe për shëndetin. Dr. Hawkes paralajmëron që ekstensionet mund të shkaktojnë rënie të qerpikëve, ndërsa ato artificiale mund të rrisin rrezikun e infeksioneve.

“Trendi i bartjes së qerpikëve artificialë është rritur në mënyrë dramatike viteve të fundit, ndërkohë që shumë femra mendojnë se është në rregull t’i vendosin çdo ditë, por unë do të sugjeroja që qerpikët artificialë t’i lëmë për raste të veçanta, dhe jo për përdorim të përditshëm pasi mbajtja afatgjatë mund të dëmtojë sytë dhe të shkaktojë infeksione si blefariti, qepalla të ënjtura dhe kruarje”, u shpreh mjekja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit