Çfarë kërkuan më së shumti njerëzit në Google në vitin 2022? Del lista e fjalëve dhe personazheve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.12.2022, 13:02

Google ka publikuar listën e plotë fjalëve që kanë kërkuar më së shumti njerëzit për vitin 2022, që po shkon drejt mbylljes. I papritur është fakti që fjala më e kërkuar për këtë vit është emri i një loje, e quajtur “Wordle”.

Por gjithashtu shumë ngjarje të mëdha e personazhe shumë të njohur u kërkuan në internet përmes motorit të kërkimit, më i madhi në botë. Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II në shtator dhe lufta e Ukrainës ishin gjithashtu ndër ngjarjet më të kërkuara në periudhën kur ndodhën.

Sa i përket të famshmëve, Johnny Depp kryesoi listat e kërkimeve për shkak të gjyqit të famshëm për shpifje që ai hapi dhe në fund e fitoi ndaj ish-partneres së tij, Amber Heard. Kjo e fundit gjithashtu bën pjesë në listën e më të kërkuarve.

Depp u pasua nga Will Smith, i cili u bë kryefjalë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock drejtpërdrejt në skenë përpara miliona njerëzve në Academy Awards.

Fjalët më të kërkuara

1- Wordle

2- India vs Anglia

3- Ukrainë

4- Mbretëresha Elizabeth

5- Ind vs SA

Lajmet më të kërkuara

1- Ukrainë

2- Mbretëresha Elizabeth ndërron jetë

3- Rezultatet e zgjedhjeve

4- Powerball

5- Lija e majmunit

Njerëzit më të kërkuar

1- Johnny Depp

2- Will Smith

3- Amber Heard

4- Vladimir Putin

5- Chris Rock

Filmat më të kërkuar

1- Thor: Love and Thunder

2- Black Adam

3 Top Gun: Maverick

4- The Batman

5- Encanto

Atletët më të kërkuar

1- Novak Djokovic

2- Rafael Nadal

3- Serena Williams

4- Manti Te’o

5- Shaun White

Këngët më të kërkuara

1- Tak Ingin Usai – Keisya Levronka

2- Pasoori – Ali Sethi and Shae Gill

3- Glimpse of Us – Joji

4- Satru 2 – Denny Caknan and Happy Asmara

5- Official Hige Dandism

Shfaqet televizive më të kërkuara

1- Euphoria

2- House of the Dragon

3- Moon Knight

4- The Watcher

5- Inventing Anna

Sportet më të kërkuara

1- World Cup

2- Olympic medal count

3- flames

4- Olympics

5- CFL scores

Google Maps: Pikat piktoreske më të kërkuara

1- Sky Garden, Londër, Mbretëria e Bashkuar

2- Setas de Sevilla, Sevilje, Spanjë

3- Tanah Lot, Bali, Indonezi

4- Pamja e Oqeanit HeHa, Rajoni i Veçantë i Yogyakarta, Indonezi

5- Ponta da Piedade, Lagos, Portugal

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit