Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 12:53
1.000 punëtorë të së përditshmes amerikane, New York Times, kanë hyrë të enjten në grevë për herë të parë në më shumë se 40 vjet.
Gazetarët dhe punëtorë tjerë të kompanisë kanë nisur grevën 24-orëshe, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për një rund të ri të negociatave lidhur me kontratat e tyre, ka thënë sindikata e punëtorëve.
Sipas REL, sindikata NewsGuild of New York, që përfaqëson punëtorët që janë në grevë, ka thënë se pikë kyçe për nisje të grevës ka qenë refuzimi i udhëheqësisë për të rritur pagat në linjë me rritjen e inflacionit.
“Mbi 1.100 punëtorë të së përditshmes New York Times kanë stopuar zyrtarisht punën, e para e një shkalle të tillë në kompani në katër dekadat e fundit”, ka thënë sindikata në një postim të enjten në mëngjes.
Phoebe Lett, producente e podkasteve në New York Times, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “është e rëndë kur duhet të bashkohesh me gati 1.200 kolegë që sakrifikojnë gjithçka për të mirën e këtij vendi, e që duhet t’i kërkojnë New York Times-it të na tregojë se na vlerëson. Por, ja ku jemi”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR