Meshkujt shtatshkurtër në një studim të fundit shkencor dëshirojnë ta mendojnë veten si 'mbretër të shkurtër', duke shtuar se kanë më shumë prirje narciste dhe psikopatie.
Autorja kryesore e studimit, Monika Kozłowska, nga Universiteti i Wrocław në Poloni, tha për gjetjet: "Kur njerëzit nuk mund të jenë fizikisht të frikshëm, ata mund të shndërrohen në psikologjikisht të frikshëm“.
"Njerëzit më të shkurtër shfaqin tendenca psikopatie për të kërkuar respekt, për t'u imponuar kosto të tjerëve dhe për t'u bërë përshtypje partnerëve romantikë. Dukja si më të fuqishëm mund t'i bëjë njerëzit e tjerë t'i perceptojnë ata si më të gjatë se sa janë në të vërtetë."
Me pak fjalë, burrat më të shkurtër mund të zhvillojnë këto karakteristika të pafavorshme për të kompensuar mungesën e shtatit të tyre fizik. Kjo madje ka edhe emërtimin e vet, "kompleksi i Napoleonit”.
Studiuesit arritën në përfundimin, bazuar në përgjigjet e pjesëmarrësve në studim se "burrat më të shkurtër mund të kërkojnë respekt, t'u imponojnë kosto të tjerëve, të fitojnë burime dhe t'i bëjnë përshtypje partnerëve romantikë me tiparet e tyre".
Ata shtuan: "Gratë më të shkurtra mund të përdorin mashtrimin për t'u dukur më të dëshirueshme ose për të fituar mbrojtje dhe burime. Frika psikologjike mund të ofrojë avantazhe në fushat e mbijetesës dhe çiftëzimit që kompensojnë humbjet në fuqinë fizike."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.