Theri me thikë një oficer policie, ekzekutohet protestuesja në Iran

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.12.2022, 11:02

Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar një protestues, i cili ishte dënuar me vdekje për therjen me thikë të një anëtari të forcave të sigurisë dhe bllokimin e një rruge në Teheran.

Lajmim e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Tasnim, e cila konfirmon se është ekzekutuar Mohsen Sakari.

Një valë protestash ka shpërthyer në Iran pas vdekjes më 16 shtator të Mahsha Amini. 22-vjeçarja u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e shamisë.

Më shumë se 400 njerëz janë vrarë në trazirat, duke përfshirë dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë, tha një gjeneral i Gardës Revolucionare javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit