“Kush mbjell erë, korr stuhi”/ Greqia i përgjigjet kërcënimit më të fundit turk

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.12.2022, 10:54

Athina i është përgjigjur me tone të ashpra retorikës së vazhdueshme agresive të Ankarasë. Kujtojmë se dy ditë më parë Turqia i kërkoi Greqisë që të çmilitarizojë ishujt e Egjeut.

Selia e diplomacisë greke në njoftimin e saj thekson se “deklaratat e zyrtarëve turq për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur, me një sërë argumentesh, të cilat i përmbajnë edhe letrat që Greqia i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se “vënia në pikëpyetje e sovranitetit të ishujve grekë dhe rritja e tensionit në Egje, përmes kërcënimeve për luftë, janë dënuar në tërësi nga komuniteti ndërkombëtar dhe Ministria e Jashtme.

Greqia, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e detit, refuzon edhe një herë në tërësi ankesat e njëanshme turke dhe i cilëson kërcënimet e përsëritura të luftës si krejtësisht të papranueshme”.

Dy ditë më parë ministri i jashtëm turk, Cavusoglu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun rumun, ndër të tjera deklaroi se “Greqia po ndërmerr hapa negativë për sigurinë tonë, pavarësisht rrethanave. Militarizon ishujt.

Ose Greqia do të tërhiqet dhe do t'u përmbahet këtyre kushteve ose ne do të bëjmë atë që duhet. Kjo është arsyeja pse presidenti ynë i nderuar thotë "mund të reagojmë papritur një natë". Greqia duhet të kujtojë: kush mbjell erëra korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Papritur një natë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit