Sot bëhen 2 vite nga vrasja e Klodian Rashës, efektivi i Shqiponjave e qëlloi pas shpine se kaloi orën policore

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.12.2022, 10:46

Ditën e sotme mbushen dy vite nga vrasja e Klodian Rashës nga ish-efektivi i repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, Nevaldo Hajdaraj. 25-vjeçari Rasha u vra pak pas mesnate, në orët e para të datës 8 dhjetor 2020, që përkon me “Ditën e Rinisë”.

Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së viktimës, në zonën e Laprakës. Në atë kohë ishin në fuqi kufizimet e vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe Rasha kishte thyer limitin e orarit të vendosur, një gabim, të cilin e shleu me jetën e tij.

Dy efektivë të Shqiponjave e urdhëruan Rashën të ndalojë, por ai frikësohet dhe nis të vrapojë. Autori Nevaldo Hajdaraj i vihet menjëherë pas, por në një moment pengohet në trotuar dhe rrëzohet. Më pas në mënyrë të pakuptimtë, ulet në gjunjë, merr shenjë dhe qëllon pas shpine Klodian Rashën.

25-vjeçari vrapon edhe pak hapa dhe në harkun e pak sekondave ndërron jetë në vend në një rrugicë pranë rrugës kryesore. Pas ngjarjes, policia u mundua të fshihte ngjarjen, por pa rezultat. Në korrik Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg autorin e vrasjes, Nevaldo Hajdarajn.

Ai fillimisht u gjykua për akuzën “vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas, nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës, vepra për ish-efektivin u riklasifikua si “vrasje me dashje”.

Gjykata e Apelit të Tiranës e ndryshoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë dhe e dënoi Hajdarajn me 18 vite burg, nga 15 që ishin dhënë në shkallën e parë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdarajt i ulet 1/3-ta e dënimit dhe në përfundim efektivi do të vuaje 12 vite heqje lirie.

Menjëherë pas vrasjes së Klodian Rashës vendi i u përfshi nga protesta të dhunshme, me të rinj të shumtë që kërkonin drejtësi për të riun. Ne harrojmë shpejt dhe sot Rashën e kujtojmë vetëm si një nga të rinjtë e shumtë, që kanë rënë pre e dhunës policore dhe sot u mungojnë familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit