Gjatë ditës së sotme, Amarildo Shabani 33- vjeç u arrestua nga Policia tiranë.
I riu mori me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i punës dhe më pas e dhunoi atë në një lokal.
Vajza ishte në urdhër mbrojtje dhe punonte në një farmaci që ndodhet në rrugën "Qazim Vathi".
Para se ta rrihte, Amarildo Shabani i ka kërkuar gruas që të ktheheshin bashkë dhe s'do të ishte më xheloz.
Sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte pasi ishte xheloz aq sa nuk e lejonte atë të shkonte në punë.
Shabani pritet të përballet me tre vepra penale referuar rastit: Heqja e paligjshme e lirisë", "Dhuna në familje" .