Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 08:03

reshje shiuNë vendin tonë sot do të vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin Shqiptar.

Parashikohet që vranësiat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit