Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit nga bizneset dhe mbetet më e korruptuara në rajon

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2022, 07:27

56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 47% pranojnë se e kanë dhënë atë.

Të dyja këto shifra janë më të lartat në rajon, sipas raportit të fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim.
Sipas raportit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë për korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesi, si për kërkimin e ryshfetit, dhënien e tij, pranueshmërinë e korrupsionit, rënien pre ndaj tij dhe deri në kapjen e shtetit nga bizneset.

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

Serbia mbetet vendi me shkallën më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste krahasuar me 23% në Serbi.

Sipas raportit, përfshirja e drejtpërdrejtë në transaksionet e korrupsionit shoqërohet me mbizotërimin e qëndrimeve specifike ndaj korrupsionit dhe sjelljeve korruptive dhe nga perceptimi se korrupsioni është i përhapur në shoqëri.

Një tjetër tregues, ai i pranueshmërisë së korrupsionit pasqyron besimin e qytetarëve se disa praktika korruptive nga zyrtarët publikë janë normale dhe mund të tolerohen.

Në vitin 2021, pranueshmëria është më e larta në Shqipëri (40%), Bosnje dhe Hercegovinë (38%) dhe Maqedoninë e Veriut (37%), por edhe rezultatet më të ulëta (Kosova – 25% dhe Mali i Zi – 27%) mbeten mjaft të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit