Chris Door, një 31-vjeçar me origjinë nga Anglia ka treguar për mediat se ka humbur një telefonatë nga babai i tij në ditën kur ai vrau veten. Asokohe ai ishte një 20-vjeçar në punë që refuzoi t'i përgjigjej pasi mendonte se do ta telefononte sërish më vonë. Por kur e bëri këtë askush nuk iu përgjigj.
Të nesërmen në mëngjes, mora një telefonatë tjetër por nuk ishte babai im, ishte njerka ime të thoshte se ai ishte zhdukur mbrëmjen e kaluar. Unë u nisa nga shtëpia ime në Biggin Hill me vëllain tim 18-vjeçar dhe të dashurën për në Staplehurst, Kent, ku jetonte babai im. Por vetëm 10 minuta pas udhëtimit, telefoni im ra përsëri. Babai ynë 44-vjeçar ishte gjetur i vdekur. Ishte gjëja më e keqe që mund të më ndodhte.
Edhe pse kjo ndodhi 11 vjet më parë, Chris ende thotë se humbja e telefonatës nga babai e përball vazhdimisht me pyetjen: 'po sikur?' Në atë kohë, Chris nuk kishte asnjë ide për betejat e babait të tij me shëndetin mendor.
Më vonë zbuluam se babai im kishte pasur probleme mjaft të rënda me paratë, të cilat i kishte mbajtur mirë të fshehura. Ai ishte i divorcuar nga mamaja ime, kështu që kishte gjashtë fëmijë për të siguruar. Unë kurrë nuk do ta di nëse ai e kishte planifikuar atë për një periudhë të gjatë kohore ose nëse ishte vendimi më i keq "i momentit" që dikush mund të merrte."
Por në dukje, babai i Chris shfaqej optimist dhe ai e kujton atë si "jeta dhe shpirti i festës".
Ai i bënte takimet familjare argëtuese për të gjithë dhe gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ai ishte një baba i shkëlqyer për të gjithë fëmijët e tij.
Si baba vetë, Chris thotë se tani mund ta kuptojë pse babai i tij ndihej sikur pesha e botës ishte mbi të për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.
Megjithëse e kam pranuar vdekjen e babait tim, keqardhja ime më e madhe në jetë është që nuk e hapa telefonin, në mënyrë që t'i tregoja babait tim se sa shumë e dua dhe se do ta kalonim atë në çdo gjë që ai po luftonte.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.