Ronaldo në stol kundër Zvicrës, Georgina e revoltuar: Turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2022, 22:54

Georgina Rodriguez ka reaguar ashpër pasi partneri i saj Cristiano Ronaldo u lejua të luante vetëm pak minuta në ndeshjen e Kupës së Botës të Portugalisë kundër Zvicrës të martën mbrëma.

Modelja, 28 vjeçare u mërzit kur partneri i saj mbeti i ulur në stol për pjesën më të madhe të ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin 6-1 për portugezët. Në mediat sociale ajo reagoi ashpër duke thënë se është turp që nuk arritëm të shijonim lojtarin më të mirë në botë për 90 minutat.

Ajo gjithashtu theksoi se ndërsa Portugalia këndonte himnin kombëtar, mediat në lojë ishin shumë më të përqendruara në shkrepjen e fotografive të Ronaldos, i cili ishte në anën e fushës.

Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ti(i referohet Ronaldos). Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ty dhe duke bërtitur emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe shoku yt i dashur, Fernando t’i bashkojnë duart dhe të na emocionojnë edhe një natë tjetër.

Ronaldo hyri në lojë për 17 minutat e fundit, por nuk shënoi asnjë gol. Portugalia do të luajë tjetër të shtunën kur do të përballet me Marokun në çerekfinale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit