Identifikohet viktima fatkeqe e aksidentit tragjik dje në Tiranë, asnjë gjurmë nga automjeti që i mori jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.12.2022, 20:38

Është identifikuar viktima fatkeqe e aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Shkozë-Teg në Tiranë.

Sipas burimeve mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshuar me iniciale F.N. me moshë 79-vjeç.

Sipas dëshmitarëve që kontaktuan me redaksinë e Joq Albania mbrëmjen e djeshme, aksidenti ishte tepër i rëndë dhe fillimisht kujtuan se ishte shtypur ndonjë kafshë.

Vetëm më pas kuptuan se bëhej fjalë për një njeri.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë gjurmë apo informacion në lidhje me automjetin që i mori jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit