Vdiq në burgun serb, Artani la pas gruan dhe fëmijët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2022, 20:20

Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qene i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë.

Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e obduksionit.

Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit, sipas shtetit serb. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, ka thënë një familjar i të ndjerit Artan Zymberaj, i cili nuk ka pranuar që të citohet me emër.

Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre.

Për këtë arsye kanë kërkuar një obduksion të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.

Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?

Gazeta Insajderi përmes kolegëve gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë një përgjigje nga ky institucion korrektues.

Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.

“I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në “Sremska Mitrovica” për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në “Sremska Mitrovicë”, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në “Sremska Mitrovica” nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e të njëjtit burg.

Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit ka thënë se obduksioni në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak të të thatit në lukth. "Nuk i besojmë konstatimeve të tyre. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”, ka deklaruar familjari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit