Si po paraqiten Messi dhe Ronaldo në këtë Botëror?

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.12.2022, 19:42

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po luajnë ndoshta Botërorin e tyre të fundit në karrierë. Dyshja e famshme po i afrohet finales, pasi momentalisht janë të dy të kualifikuar me ekipet e tyre në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Por si po paraqiten ata të dy në këtë turne?

Messi duket më në formë. Argjentinasi shënoi tre gola dhe asistoi një në katër ndeshje deri tani. Madje ai u shpall dhe ‘Lojtari më i mirë’ në pothuajse të gjitha ndeshjet dhe Ronaldo statistikisht nuk mund të rivalizojë me të, të paktën për momentin.

Messi krijoi më shumë mundësi për shokët e tij, fitoi më shumë duele, ka më shumë pasime kyçe dhe vlerësimet e tyre sipas platformës SofaScore janë të pakrahasueshme, mes dy nga lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Madje, Ronaldo përfundoi në stol në ndeshjen e djeshme ndaj Zvicrës, duke treguar se nuk e merr dot rolin e liderit te Porgualia. Vlerësimi mesatar i Messit në turne deri tani është 7.95, ndërsa ai i Ronaldos është 6.40. Të shohim deri në fund...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit