Analiza/ Një i burgosur trajtohet më mirë se një student

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.12.2022, 18:06

Godina studentore nr. 14 në “Qytet Studenti” sipas aktivistëve të “Qendresa Qytetare” ka 7 dushe për 150 të rinjë që jetojnë në të. Thënë ndryshe, një dush për 21 studentë. Me dimrin që sapo ka nisur dhe temperaturatë që po ulen, 21 studentë duhet të mbajnë radhën për të bërë një dush të ngrohtë. Nëse koha mesatare e një dushi është 10 minuta, studentit të 21-të i duhet të presë 3 orë e 30 minuta për t’u larë. Po t’i krahasosh kushtet me burgun e Fierit nuk janë shumë ndryshe.

Burgu i Fierit ka rreth 600 të burgosur dhe burime zyrtare i thanë JOQ se ky burg ka 27 dushe. Po ta llogarisësh, rezulton se burgu i Fierit ka 1 dush për 22 të burgosur. Jo ndonjë diferencë e madhe sa i përket trajtimit mes atyre që pritet të jenë truri i ardhshëm i Shqipërisë dhe i atyre që i kanë shkaktuar dhimbje shoqërisë. Por krahasimi mes një studenti dhe një të burgosuri nuk qendron vetëm te dushet, por te paratë, te shpenzimet e shtetit.

E dini sesa harxhon qeveria shqiptare për një student? Është qesharake por e vërtetë, 159 euro në vit. E dini sa harxhon Shqipëria në vit për një të burgosur? Plot 10 mijë euro. Të dhëna këto jo të hamendësuara por të marra nga raportet që publikon Ministria e Financave.

Në ditë për një nxënës shkolle, qeveria shpenzon 250 lekë ndërsa për një të burgosur paguan 10-fish më shumë. Duket absurde por është e vërtetë!

Nëse për qeverinë arsyetimi se shpenzon më shumë për një të burgosur sepse ai është i rrezikshëm, mund të arratiset, ç’mund themi për një student që është i sjellshëm e që tenton të emigrojë. Ja pra që peshorja anon nga dija, nga arsimimi, e jo nga ndëshkimi. Nëse qeveria shqiptare do të investonte më shumë për shkollat, për unversitetet, sot Shqipëria do të kishte më shumë studentë e më pak të burgosur, më pak krime, më pak të larguar nga vendi e më shumë dije.

Por fatkeqësisht shqiptarët po jetojnë me një sistem që të ndëshkon e jo me një sistem që të edukon. Kjo është arsyeja se përse sot në Shqipëri ka më shumë të burgosur e më shumë studentë që e braktisin vendin e tyre!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit