Lenin Jovanovski dorëhiqet nga kryesimi i protestave por autobusët nuk tërhiqen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2022, 16:10

Drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski deklaroi sot se plotësisht tërhiqet nga kryesimi i protestës së transportuesve privatë në qytetin e Shkupit, për siç tha, të mos keqpërdoret emri i tij ndërsa bllokadat mbeten edhe më tutje. Në lidhje me shpalljen e re publike nga ana e Qytetit të Shkupit, ai tha se askush nga transportuesit e pranishëm në protestë të cilët deri më tani e kryenin veprimtarinë e tyre nuk ka për qëllim të paraqitet, nëse borxhi nuk shlyhet.

“Nëse fillimisht problemi ishte mos pagesa e borxhit të NQP-së për transportuesit privatë, pas kësaj kishim problem tjetër shtesë – me marrjen e lejeve iu mor edhe e drejta transportuesve të marrin pjesë në transportin publik. Tani kemi edhe problem ekzistencial”, deklaroi Jovanovski.

Në lidhje me shpalljen e re të shpallur nga Qyteti i Shkupit, Jovanovski konsideron se nuk është i saktë informacioni i sekretarit se për të njëjtën ka pasur interesim të madh.

“Shpallja nuk mund të bëhet ashtu siç dëshiron dikush, por duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Pra, është rishikuar ideja e kryetares, e cila u njoftua se transportuesit do të mund të konkurrojnë individualisht, dhe tani është publikuar shpallje në të cilin është publikuar një pako e linjave, siç njoftohet nr. 20 dhe nr. 22”, shtoi Jovanovski.

Ai është i vendosur se nga të gjithë transportuesit të cilët deri më tani e kryenin këtë veprimtari, askush nuk ka për qëllim të paraqitet në atë shpallje, nëse borxhi nuk shlyhet.

Ai gjithashtu potencoi se do të tërhiqet nga roli i tij që ta kryesojë protestën, që të mos përmendet emri i tij për qëllime politike.

“Gjatë ditëve të kaluara emri im është përmendur gjithnjë e më shumë si problem kyç dhe justifikim për struktura të caktuara politike dhe grupe interesi që fokusohen tek unë si person dhe tek ‘Sloboda Prevoz’ dhe për disa interesa biznesi apo personale. Nga sot do të tërhiqem plotësisht nga roli im në këto protesta për të ndihmuar dhe për të mos qenë arsyetim as unë, e as ‘Slloboda Prevo’ për mos zgjidhjen e këtij problemi”, tha Jovanovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit