Drejtësia angleze ka dënuar me 12 muaj burg një 23-vjeçar shqiptar, i cili filloi të punonte si transportues droge në Ipswich pasi kishte hyrë në borxhe.
Renaldo Shyti u arrestua nga policia teksa ishte në një automjet në një parkim makinash në Suffolk Retail Park më 8 tetor të këtij viti.
Kur oficerët kontrolluan makinën gjetën 22 mbështjellje kokaine në një çorape në derën e shoferit.
Shyti, pa adresë fikse banimi, pranoi se posedonte kokainë me qëllim transportin.
“Gjërat nuk janë të miat. Dikush më detyroi të bëj diçka.”- tha Shyti.
Ndërkohë në telefon, ai mbante kodet postare të vendeve ku ai do të dërgonte drogën.
Gjatë dëshmisë në polici ai tha se kishte qenë i pastrehë dhe i ishte kërkuar të dorëzonte drogë në Ipswich pasi kishte një borxh prej 5,000 £.
Shyti studionte për laborant dentar në Shqipëri.