Personat mbi 60-vjeç, në Greqi, të cilët refuzuan të merrnin dozat e vaksinës kundër Covid janë gjobitur. Ky ishte rregull i vendosur disa muaj më parë.
Por tashmë ata që u gjobitën dhe i bënë më pas dozat e vaksinës do të rimbursohen. Sqarimet se si do të rimbursohen gjobat e vendosura janë dhënë mëngjesin e sotëm nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Pleuris.
“Kushdo që vaksinohet deri më 31 dhjetor, nuk do të gjobitet, ndërsa atyre që janë vaksinuar pas vendosjes së gjobës dhe kanë paguar gjobën, do t’u kthehen paratë”, tha ai.