Tatuazhet dhe vetura me shqiponjë, Artani dyshohet se u vra në burgun e Serbisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2022, 13:26

Artan Zymberaj një i ri nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica.

Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burg, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare. Tashmë trupi i tij është rrugës për në Norvegji, aty ku pritet t’i bëhet obduksioni, e të zbulohet e vërteta e vdekjes së tij.

Gazeta kosovare Nacionale ka siguruar fotografi të Artan Zymberaj, ku shihet se kishte tatuazhe të ndryshme, me motive kombëtare. Familjarët kanë thënë se Artani mbante edhe figurën e Skenderbeut, në shpinë.

Edhe vetura me të cilin Artani po hynte në Serbi përmbante elemente të flamurit kombëtar, e që sipas familjarëve e njejta, gjindet ende në duart e institucioneve serbe.

Siç raportojnë familjarët brenda burgut ka rënë një zjarr. Artani vdiq vetëm disa ditë pas kësaj.

Dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u vra në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në krahëror Skënderbeun.

“Ngjarja që u kallë burgu ka ndodhë me 22 nëntor. Aty është raportu vetëm se janë lëndu 4 gardianë. Neve na kanë thënë në fillim se ka vdekë prej zemrës, pastaj prej lukthit. Atë raport Serbia ja ka dërgu Norvegjisë. Por ne nuk e kemi pranu raportin, se Artani ka vdekë prej shkaqeve natyrore, sepse pra, pak ditë më herët ka pasë shpërthim në burg. Kemi kërku, obduksionon me bë në Norvegji, për me i ditë shkaktarët”, tregon njëri nga familjarët.

Tutje familjarët tregojnë se kur e kanë vizituar Artanin në burg, ai ka qenë i maltretuar.

“Kur ka shkuar nëna e Artanit në vizitë aty në burg, e ka pa se djali është malltretuar. Madje ai është frikësu me bë muhabet të lirë, me nënën e tij. Sipas nënës, gjatë vizitës në burg Artani tërë kohën e ka kthyer kokën pas, duke u frikësuar se dikush po i vjen nga mbrapa”

Familjarët e Artanit thonë se kanë kërkuar ekstradimin e djalit të tyre, për në Norvegji.

“E kemi kërku për me ekstradu në Norvegji. Në Serbi e malltretojshin, e rrahnin. E pamë se djali i ka punët keq. Por qe tash, në proces të ekstradimit jemi kanë, por Artani vdiq. Ne jemi të bindur se e kanë mbyt, veqse ka pasë tatuzhat me Adem Jasharin e me Skënderbeun, edhe kur e kanë arrestu ka qenë me veturë, me një shqiponjë të madhë përpara” deklaron ky familjar. Madje për këto pretendime, familjarët pretendojnë se e kanë një dëshmitar, i cili gjindej në burg me Artanin, e që është nga Siria.

Pse u arrestua Artani?

Burimi i Gazetës Nacionale, ka thënë se Artan Zymberi, u arrestua në kufi me të hyrë nga Kosova në Serbi, para një viti.

Arsyet e arrestimit të tij, gjithmonë sipas burimit, ishin sepse Artanit iu gjetën disa medikamente, të cilat ai po i merrte me vetë për në Norvegji.

Për Artan Zymberin u nis edhe procesi gjyqësor, për çka ai u dënua, me 3 vjet e gjysmë burgim.

Çka raportuan mediat Serbe? Mediat serbe, raportuan për zjarrin i cili “ra” në burgun e Sremska Mitrovica. 6 ishte bilanci i të lënduarëve sipas, Kuririt serb.

4 roje e 2 të burgosur, u lënduan, u dogjën dyshek, e tymi mbase ua zuri frymën. Thuhej ndër të tjera në raportimet e mediave serbe.

“Gjithsej katër roje dhe dy të burgosur janë lënduar mbrëmë në një zjarr që ka ndodhur në IEVP në Sremska Mitrovicë. Sipas informacioneve jozyrtare, mbikëqyrësi kujdestar i burgut në orën 23:20 ka lajmëruar zjarrfikësin në Sremska Mitrovicë. dhe raportoi se kishte rënë zjarr në katin përdhes të njërit prej pavioneve. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë pasi janë thirrur, por në momentin që kanë mbërritur rojet e burgut kanë arritur të shuajnë zjarrin”, thuhej në raportimin e mediave serbe.

Gjatë asaj ndërhyrjeje janë plagosur katër gardianë, me gjasë nga thithja e tymit, si dhe dy të burgosur të tjerë. Ata u ndihmuan nga ekipi i urgjencës – sipas një burimi të mirëinformuar. Gjithsej gjashtë zjarrfikës të cilët kanë arritur në Institucionin Korrektues Sremska Mitrovica me një automjet kanë kryer kontrollin e vendit të zjarrit. Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dyshekë. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri, por do të përcaktohet nga një hetim i detajuar.” shkruanin mediat serbe.

Siq duket njëri nga dy të burgosurit e “lënduar” ishte vetë Artan Zymberi, por që më pas, për vdekjen e tij nuk u raportua askund në Serbi.

Edhe mediat e Norvegjise, e raportuan vdekjen e Artanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit