“Nuk ka probleme mendore”/ Flasin fqinjët e agresorit të Berishës: Konsumonte drogë dhe punonte në disa piceri

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.12.2022, 12:38

“Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor’, kjo ishte një nga frazat e thëna nga komshinjtë e Gerti Shehut, 31-vjeçari, I cili sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndonëse që ditën e djeshme vetë nëna e tij ka thënë se prej pesë vitesh ai vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe merrte ilaçe, fqinjët e tij nuk e konfirmojnë këtë gjë. Madje një prej tyre thotë se ai konsumonte lëndë të ndryshme narkotike dhe ishte besimtar i besimit islam.

“Pinte drogë, hashash po si duket pinte edhe nga ato të tjerat. Po me shumë mundësi konsumonte edhe shumë të tjera. Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje”-u shpreh një prej fqinjëve.

Një tjetër prej fqinjëve, tha se veprimi që kishte bërë i riu ishte si pasojë e një ngarkese psikologjike që mund t’i kishte ndodhur nga gjuha e ashpër mes politikanëve dhe situata në vend.

Më kishte thënë që është i sëmurë ai djali. Këta njerëz ngarkohen vetë, karikohen nga këto llafet. Ndac të djathtët e të majtët kanë gjuhë sherri në parlament dhe këta njerëz ngarkohen psikologjikisht. Është si puna e tifozëve. Një herë e kam parë atë djalin, ka qenë i sëmurë. Mbesa ime më ka thënë që është nga Tepelena, ka familje shumë të mirë. Ai ka vepruar gabimisht”-tha një tjetër prej fqinjëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit