Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili u bë kryefjalë e mediave ditën e djeshme, pasi qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ka vendosur të 'kyçë' gojën dhe të mos japë asnjë informacion për policinë. Ndonëse po kalojnë afërsisht rreth 24 orë nga ngjarja, i vetmi informacion që Shehu ka deklaruar është “përmbusha përbetimin tim”.
Gjithashtu nëna e tij në deklaratën dhënë për policinë ka konfirmuar se djali i saj kishte problem të karakterit mendor. Sipas saj i riu vuan prej pesë vitesh nga çrregullime të shëndetit mendor, sepse demonstronte sjellje bipolare dhe se merrte ilaçe në mënyrë të vazhdueshme nga mjeku Sadik Lala. Ajo shton se djali i saj qëndronte gjithnjë i mbyllur në shtëpi sa herë kishte protesta.
Por disa nga informacionet e publikuara në media deri më tani mund të themi se janë tejet kontradiktore.
Gerti Shehu, si një person që prej pesë vitesh vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe për më tepër që merr ilaçe, ka rinovuar lejen e drejtimit në muajin shkurt të këtij viti.
Por si është e mundur që të pajiset me leje drejtimi një person i cili thuhet se ka çrregullime mendore?
Nga ana tjetër, referuar materialeve të publikuara nga hakerat, rezulton se Gerti Shehu ishte një person i skeduar nga policia më herët dhe mbi të rëndonte akuza për kryerjen e veprës penale ‘Prishje e qetësisë publike’.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ditën e djeshme nga Erzen Berçani, ky i fundit i ka drejtuar një sërë pyetjesh, të cilave sërish 31-vjeçari ka refuzuar t’i përgjigjet.
Dilema që mundon shumë qytetarë tashmë është: Gerti Shehu është vërtet person me çrregullime mendore, apo nuk do të flaës pa praninë e një avokati në mënyrë që të mos prishë ‘planin’ e personit të tretë që e ka adresuar për sulmin ndaj Berishës?
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.