Çfarë po ndodh? Pas goditjes së Berishës, një person tenton të hyjë me makinë në Parlamentin Shqiptar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.12.2022, 11:57

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Shqipëri. Pas goditjes së Sali Berishës, një person, me automjet ka tentuar të hyjë me forcë në godinën e parlamentit.

Ai ka goditur traun dhe ka tentuar të hyjë me forcë brenda në ambientet e Kuvendit. Policia sqaron se ai është shoqëruar për në Komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit