Sipas listës vjetore të krijuar nga revista Forbes, kryeministrja italiane Georgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë.
Si çdo vit edhe sot është prezantuar lista e femrave më të fuqishme në planet, në të cilën Meloni është e vetmja italiane.
Më në detaje, Forbes nënvizon se “në vitin 2022, liderët e rinj politikë morën pushtetin, duke përfshirë edhe kryeministren e parë të Italisë, Giorgia Meloni”.
“Si kreu i qeverisë më të djathtë të Italisë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e të cilës mbetet e pasigurt. Gjithsesi, suksesi i saj është një arritje e rëndësishme për rolin drejtues të grave, sepse është e vetmja grua që është në krye të një vendi anëtar të G20-ës”, lexohet në raportin e Forbes.
Ndërsa vendin e parë e ka zë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.