Përplasen dy trenë në Barcelonë, plagosen 155 persona

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.12.2022, 10:46

155 persona u plagosën lehtë, mëngjesin e sotëm, në Barcelonë kur dy trena u përplasën në stacionin Montcada i Reixac.

Autoritetet thonë se pesë pasagjerë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në spital, ndësa 150 të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Ne ishim duke pritur trenin dhe dëgjuam përplasjen. Treni i ndaluar lëvizi dy metra dhe më pas u ndal. Shumë njerëz u rrëzuan sepse treni ishte plot”, tha një dëshmitar.

Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit