Grabiten me eksploziv bankomatet në Fushë Tophanë të Çairit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2022, 10:38

Një sulm i armatosur ka ndodhur sot në mëngjes para orës 6 në Point Retail Park në Fushë Tophanë të Çairit. Bëhet fjalë për sulm ndaj bankomatëve që ndodhen para shitores së Waikikit.

Sulmuesit së pari kanë sulmuar sigurimin fizik që qëndron në hyrje të qendrës së hapur tregtare, e më pas kanë vendosur eksploziv te bankomatët. Shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas disa sekondave. Grabitësitu thuhet se kanë zbritur nga një makinë karavan, kanë patur të vendosura maska. Gjithçka është filmuar nga kamerat e lokaleve.

“Në ora 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt afarist në rrugën “M.K.Brigada” në Shkup, disa persona me kërcënimin e armëve kanë sulmuar rojtarin Sh.M, e më pas kanë djegur disa bankomatë të cilët kanë qenë në kuadër të objektit afarist. Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit