Ishin gati të ekzekutonin grushtin e shtetit në Gjermani, arrestohen në flagrance 25 ekstremistë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.12.2022, 09:56

Politika gjermane është tronditur në orët e fundit nga një grusht shteti i organizuar, që do të merrte drejtimin e vendit në harkun e disa orëve. Të paktën 25 persona janë arrestuar për këtë komplot, me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Dyshohet se ata po planifikonin të sulmonin ndërtesën e parlamentit, Reichstag dhe të merrnin pushtetin në mënyrë të menjëhershme. Një shtetas gjerman, i referuar si princi Heinrich XIII, 71-vjeç, dyshohet se ka qenë “truri” i këtij plani.

Në mesin e të arrestuarve në 11 qytete të Gjermanisë, sipas prokurorëve federalë, ishin dy drejtuesit e planit. Ndër të arrestuarit janë edhe anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Kjo lëvizje gjithashtu refuzon njohjen e drejtimit aktual të shtetit. Rreth 50 persona dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi për të ekzekutuar grushtin e shtetit. Ata akuzohen se po komplotonin për të përmbysur republikën dhe për të vendosur një rend të ri, i modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit