Një bastexhi i Kupës së Botës ka arritur të pamundurën pasi ka fituar gati 1.1 milionë dollarë pas fitores së Marokut.
Ai vendosi bast 90 mijë dollarë që Maroku të kalojë në çerekfinalen e Kupës së Katarit. Koeficenti u rrit në +1100 dhe bastexhiu në fund të ndeshjes mori 1.1 milion dollarë.
Maroku fitoi ndaj Spanjës pasi përfunduan 120 minuta dhe skuadrat kaluan te penalltit. Ata shënuan 3 penallti, ndryshe nga Spanja që nuk shënoi asnjë.
Shumë dyshuan se marokenët nuk do të përfshiheshin as në ndeshjet e raundit të 16-të kur të fillonte Kupa e Botës. Ndeshja me Spanjën erdhi vetëm pas një ecurie mahnitëse në fazën e grupeve që përfshin një fitore tronditëse ndaj favoritëve të Belgjikës. Kjo ishte hera e dytë në histori që Maroku arritër deri këtu. Tani shkojnë në çerekfinale për herë të parë ndonjëherë.
Në raundin tjetër marokenët do të përballen me Portugalinë pasi kjo e fundit fitoi 6-1 ndaj Zvicrës.