Sërish kthehet “lija e dhenve”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2022, 09:50

“Kemi ndërmarrë të gjitha aktivitete që fëmijët e prekur nga varicela sa më lehtë ta kaplojnë këtë sëmundje infektive.

Për shërimin e tyre përdoren terapitë moderne dhe efektet janë shumë pozitive. Kryesisht bëhet fjalë për fëmijë prej 3 deri në 6 vjet. Mes fëmijëve ka edhe fëmijë të çerdhes ‘Breshia’, por edhe fëmijë të sapolindur…”, tregon pediatri Ylber Kokale

Këto ditë të ftohta në Dibër dhe rajon është prezent gripi sezonal, i cili sidomos godet fëmijët, por është paraqitur edhe sëmundja infektive e varicelës. Mjekët e Dibrës potencojnë se paraqitja e varicelës është nën kontroll dhe ndërmerren të gjitha masat që edhe në vijim ajo të mos shkaktojë probleme në shëndetin e fëmijëve.

Javën e fundit, varicela ka prekur afër 50 fëmijë. Në ambulancën pediatrike “Pediatria D” në Dibër na informuan se numri i fëmijëve të prekur nga varicela ose siç i thotë populli – “Lija e dhenve” është në rritje. Pediatri Ylber Kokale thotë se, megjithëse ka numër të madh, deri tani nuk ka patur raste të rënda të varicelës tek fëmijët , meqë prindërit në kohë i dërgojnë fëmijët e tyre në institucionet shëndetësore.

“Kemi ndërmarrë të gjitha aktivitete që fëmijët e prekur nga varicela sa më lehtë ta kaplojnë këtë sëmundje infektive. Për shërimin e tyre përdoren terapitë moderne dhe efektet janë shumë pozitive. Kryesisht bëhet fjalë për fëmijë prej 3 deri në 6 vjet. Mes fëmijëve ka edhe fëmijë të çerdhes ‘Breshia’, por edhe fëmijë të sapolindur. Në ambulancën tonë, por edhe në Spitalin e përgjithshëm kemi një përgatitje të përditshme në lidhje me terapitë që marrin fëmijët me varicelë. Kjo sëmundje e cila tradicionalisht paraqitet tek fëmijët, shërohet brenda 8-10 ditëve. Bashkëpunimi me prindërit e fëmijëve është në nivel, prandaj nuk ka raste problematike”, thotë Kokale,për koha.mk.Përveç varicelës, e cila në Dibër dhe rajon u paraqit këto ditë, virozat sezonale po ashtu janë prezent jo vetëm në Dibër, por edhe në Qendrë Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Ka shumë fëmijë të prekur nga virozët sezonal, por edhe të rritur. Institucionet shëndetësore qofshin shtetërore apo private, me efikasitet bëjnë trajtimin e pacientëve dhe për fat të mirë, deri tani edhe pse ka një numër të shtuar të pacientëve me grip sezonal, nuk ka raste me probleme ndërlikuese.

Por, gjatë vizitave që i bëmë Spitalit, mjekëve amë dhe ordinancave pediatrike, vërehet se numri i pacientëve me viroza sezonale është i madh. Edhe pse shpeshherë mjekët kërkojnë që pacientët të bëjnë edhe testime për virusin Kovid 19, për fat të mirë në Dibër dhe rajon tani më disa muaj nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me korona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit