Ditën e sotme në Tiranë u mbajt Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Në këtë Samit morën pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).
Por në këtë Samit, i pari i zhvilluar në një vend jashtë Bashkimit Evropian mungoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Sipas mediave shkak për mungesën e kryeministrit spanjoll është bërë miku i Olsi Ramës, biznsmeni i njohur Amant Josifi. I denoncuar disa herë nga JOQ Albania, mashtrimet e Amant Josifit, këshilltarit të ministres së Jashtme Olta Xhaçkës kanë bërë që Spanja të lëshojë një urdhër arresti ndaj tij.
Herë pas here në vendin tonë zhvillohen operacione ndaj disa Call-Center-ave dhe arrestohen edhe punonjës por policia emrin e Josifit nuk e përmend askund, ndryshe nga policia spanjolle.
Spanja e akuzon Josifin se është koka e Call-Centerave, mashtrues me kriptomonedhat dhe zhvatës i milionave ndaj qytetarëve të gadishullit Iberik.