Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2022, 18:25
Taulant Xhaka ka reaguar ashpër ndaj aktivistes Zana Avdiu, e cila e quajti Granitin rrugaç për gjestin ndaj serbëve në ndeshjen e Zvicrës.
Xhaka e akuzon aktivisten se është paguar për ta kritikuar vëllain e tij Granitin. Më tej ai shton se Zana Avdiu se nuk ka lidhje me futbollin e quajti atë grua pa gjak shqiptari.
Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR